Sot është mbajtur ceremonia e betimit të gjyqtarit Jeton Bytyqi para presidentes Osmani. Prezente ishte edhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Cakaj.
Presidenca ka njoftuar se Osmani e ka uruar Bytyqin për rolin e ri si gjyqtar në Kushtetuese.
“Sot u mbajt ceremonia e betimit të gjyqtarit Jeton Bytyqi para Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe në prezencë të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Gresa Cakaj. Presidentja Osmani e ka uruar z. Bytyqi për rolin e ri si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe ka theksuar rëndësinë e integritetit dhe paanshmërisë së gjyqtarëve të këtij institucioni. Gjyqtari Bytyqi është betuar se do t’i qëndrojë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe se do t’i respektojë rregullat e etikës profesionale”, thuhet në postimin e Presidencës.
Më 14 shkurt Kuvendi i Kosovës e kishte përzgjedhur Bytyqin gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese. Ai mori 69 vota, ndërsa kandidati tjetër Selman Ymeri mori 19 sosh.