Këshilli Studentor i Fakultetit Filozofik/Organizata Studentore “Reforma” kanë bojkotuar të hënën procesin mësimor, pasi stafi teknik i UP-së gjendet në grevë, dhe për pasojë papastërtia është në gjendje alarmante.
Studentet para hyrjes së Fakultetit kanë vendosur edhe një karrige me mbishkrimin “R.I.P Higjena”.
Po ashtu sot gjatë ditës punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizikë të Universitetit “Hasan Prishtina”, mbajnë protestë para rektoratit të UP-së.
Ismet Krasniqi, kryetari i Organizatës Studentore “Reforma”, tha se sot gjatë tërë ditës studentët e këtij fakulteti nuk do të mbajnë mësim.