Të paktën dy persona të tjerë vdiqën në Gaza të shtunën për shkak të kequshqyerjes së rëndë dhe dehidrimit, sipas Dr. Ashraf Al-Qidra, zëdhënësi i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza.
“Një foshnjë dy muajshe ndërroi jetë në spitalin Kamal Adwan në veri të Gazës dhe një grua 20-vjeçare gjithashtu vdiq nga uria në kompleksin mjekësor Al-Shifa në qytetin e Gazës”, tha Al-Qidra në një deklaratë, duke sjellë numri i përgjithshëm është 25, shkruan CNN.
Palestinezët e zhvendosur thanë se po luftojnë për të ushqyer fëmijët e tyre.
Prindërit mbërrijnë në objektet e mbingarkuar shëndetësore duke kërkuar formula për foshnjat. Civilët kanë humbur mesatarisht dhjetëra kilogramë peshë, sipas punonjësve të ndihmës.
Në Gazën veriore, njerëzit nxitojnë për të rrëmbyer ndihmat nga pikat e rralla humanitare. Punonjësit shëndetësorë thonë se nuk mund t’u ofrojnë trajtime jetëshpëtuese banorëve të Gazës së kequshqyer, sepse bombardimet dhe rrethimi i Izraelit kanë dërrmuar sistemin mjekësor.