Gazeta ka raportuar më herët se një tren i udhëtarëve dhe një kombi-bus janë përplasur sot në Krushevë e Madhe të Klinës.
Burimet e Indeksonline pohojnë, se në këtë aksident kanë humbur jetën një burrë dhe një grua.
Ndërsa zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, e ka konfirmuar rastin.
“Sot rreth orës 18:10, Policia është njoftuar për një aksident në fshatin Krushevë e Madhe, Kline. Në aksident është i përfshirë treni i udhëtarëve dhe një kombi-bus. Dy persona janë dërguar me Emergjencë për në Spitalin Rajonal në Pejë”, ka thënë Gashi.