Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka uruar Suedinë për anëtarësimin ne NATO.
Ajo ka thënë se ky lajm është i jashtëzakonshëm dhe nënkupton më shumë siguri në Evropë.
“Pranimi i Suedisë në aleancën e NATO-s është një lajm jashtëzakonisht pozitiv për Evropën dhe arkitekturën e sigurisë së kontinentit tonë. Në këtë rast historik, i shpreh urimet e mia homologut tim suedez, Tobias Billstrom dhe populli mik i Suedisë”, ka shkruar Gërvalla në platformën “X”, të enjten. /Gazeta Express