Milot Rashica është shumë pranë transferimit tek skuadra turke, Galatasaray.
Këtë e raportojnë mediat turke të cilat shkruajnë se ylli kosovar është pranë marrëveshjes me gjigantët turk, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas Skorer, Galatasaray ia ka ofruar Norwich Cityt 3.5 milionë euro për shërbimet e kosovarit.
Gjithnjë sipas mediave turke, Milot Rashica është tashmë lojtar i Galatasaray.
Kujtojmë se Rashica nuk është grumbulluar në tri ndeshjet e fundit me Norwichin.