Miftaraj: Një kryeministër që i cënon raportet me ShBA-në nuk e meriton të jetë i pari i qeverisë

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se asnjë kryeministër i Kosovës që cënon raportet me SHBA-në, nuk e meriton të jetë në krye të Qeverisë.

Ai thotë se shteti ynë nuk e ka komoditetin që për interesat personale të një pushtetai të rrezikojë të ardhmën e Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Një kryeminister i Kosoves qe i cenon raportet me ShBA nuk e meriton te jete i pari i qeverise se Republikes se Kosoves.

Secili deputet i Kuvendit te Kosoves, secili minister i qeverise se Kosoves, secili keshilltar politik i kesaj qeverie qe beson dhe punon per promovimin dhe mbrojtjen e interesave te republikes se Kosoves, sot do te duhej te deshmonte veten dhe te largohej nga kjo rruge  krejtesishte e gabuar.

Kosova nuk e ka komoditetin qe per egot dhe interesat personale te nje pushtetari te rrezikoj dhe te tradhtoj te ardhmen e republikes.

Kosova meriton shume me mire!