Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka treguar se kërkon bashkëpunim nga qytetarët për kapjen e një të dyshuari.
Ndërsa kjo drejtori bën të ditur se janë duke i marrë të gjitha veprimet me qëllim të lokalizimit të personit të dyshuar.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në vazhdimësi ka marrë dhe është duke marrë të gjitha veprimet me qëllim të lokalizimit të personit të dyshuar.