Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar 7 Marsin të gjithë mësimdhënësve.
Ajo përmes një postimi në Facebook tha se shkolla dhe mësuesit luajnë një rol vendimtar për një shoqëri të përparuar dhe shtet të zhvilluar, njofton Klankosova.tv.
“137 vite më parë me ndërtimin e mësonjtores së parë shqipe u vu guri themeltar i arsimit shqip.
Investimi në arsim është jetik për mirëqenien shoqërore dhe shtetërore. Shkolla dhe mësuesit luajnë një rol vendimtar për një shoqëri të përparuar dhe shtet të zhvilluar”, tha Osmani.
Ajo u shpreh se sa më shumë investime në arsim, më shumë do ta nderohet përkushtimi i palodhur i mësuesve.
“Sa më shumë investime në arsim, më shumë do ta nderojmë përkushtimin e palodhur të mësuesve tanë”.
“Mësuesit janë garancia për cilësinë dhe formimin e brezave të ardhshëm”, shtoi më tutje presidentja.