Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk është duke i realizuar premtimet e tij që i kishte thënë para se të vinte në pushtet.
Ajo, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka theksuar se kryeministri nuk është duke u treguar as i përgjegjshëm me pjesëmarrjen në seancat parlamentare për t’iu dhënë përgjigje deputetëve në pyetjet e tyre.
“Para katër muajve e kam parashtruar këtë pyetje, për katër muaj nuk kam përgjigje nga kryeministri”.
“Kryeministri kishte premtuar se Kosova do të pranojë njohje të reja, kanë kaluar tri vjet ne nuk kemi asnjë njohje. Pyetja që do të duhej kryeministri Kurti të më përgjigjej është: “A do të kemi njohje të reja? Nga po shkon politika e jashtme?”, ka thënë Kadrijaj.