Sylejman Selimi ishte sot cak i bastisjeve nga Dhomat e Specializuara të Prokurorisë në Hagë.
Avokati, Artan Qerkini tha se Sylejman Selimi nuk është i dyshuar, por që në shtëpinë e tij mund të ketë prova që ndërlidhen me procedimet penale për pengim të drejtësisë, shkruan lajmi.net.
“Sic edhe keni raportuar, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur shtëpia e z.Sylejman Selimi. Fillimisht vlen të theksohet se ai nuk e ka statusin e personit të dyshuar, por sipas urdhërit të gjykatës mendohet se në shtëpinë e tij mund të ketë pas prova që ndërlidhen me procedimet penale për pengim të drejtësisë”, tha Qerkini para gazetarëve.
Ne i kemi disa vërejtje në vetë urdhërin. Mendojmë se nuk është lëshuar në përputhje me dispozitat ligjore e për më shumë i cënon edhe disa drejta kushtetuese të personave sepse nuk mund të cënohet privatësia e një personi me urdhër të gjykatës nëse ai nuk e ka statusine e personit të dyshuar”, tha Qerkini