Partia Socialdemokrate ka mbajtur aksion simbolik në kundërshtim të ligjit të ri të Këshillit Prokurorial të Kosovës, mbledhja për të cilin po mbahet sot.
Zgjim Hyseni, nga PS-ja bëri thirrje që ky ligj të mos votohet dhe u kundërshtoi atë në çdo pikë.
Ai ndër të tjera tha se qëllim i Qeverisë Kurti është që ta kontrollojë Ligjin Prokurorial, njofton Klankosova.tv.
“Kanë ndërruar manipulimet, pro qëllimi është I njëjtë, ta marrin nën kontroll rendin prokurorial”, u shpreh Hyseni.
Ligji i ri, të cilin Qeveria e Kosovës ka votuar pro vitin e kaluar, ka të bëjë me plotësim ndryshimin për Ligjin Prokurorial.
KPK-ja e ka cilësuar ri-miratimin e Projektligjit si tentativë të re për të cenuar pavarësinë e tij.