Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka takuar sot ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Konjufca e uroi ambasadorin për detyrën e re dhe vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Duke e uruar ambasadorin Hargreaves për detyrën e re në krye të misionit britanik në Kosovë, kryetari Konjufca vlerësoi lart marrëdhëniet midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dy vende mike dhe me raporte të ngushta bashkëpunimi.”
Konjufca ka vlerësuar edhe kontributin e MB nëpër proceset e rëndësishme që po kalon Kosova dhe theksoi nevojën që kjo mbështetje të vazhdojë.
“Kryetari Konjufca vlerësoi gjithashtu kontributin e Mbretërisë së Bashkuar në proceset e rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon Kosova, duke theksuar nevojën që kjo mbështetje të vazhdojë edhe më tej.”
“Kreu i Kuvendit vuri në pah aspiratat dhe perspektivën euro-atlantike të vendit tonë, si dhe angazhimet e institucioneve në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.”
Ambasadori Hargreaves ka shprehur përkushtimin e shtetit të tij për të vazhduar mbështetjen për Kosovën.
“Ambasadori Jonathan Hargreaves shprehu përkushtimin e shtetit të tij për të vazhduar mbështetjen për Kosovën dhe për forcimin e bashkëpunimit të gjithanshëm midis dy vendeve.”