Analisti politik, njëherësh edhe pronari i Gazeta Metro, Valon Syla ka folur për 26 vjetorin e Epopesë së UÇK-së dhe komandantin legjendar Adem Jashari. Ndërsa në postim ka kritikuar edhe kryeministrin Kurti.
Ai tha se i dhimbset Adem Jashari dhe familja e tij që nuk arritën ta shohin lirinë e vendit.
Syla akuzoi Kurtin dhe Osmanin se kanë tendenca që ta fshehin historinë.
Postimi i plotë:
“Vetëm të vdekurit e shohin fundin e luftës” ka thënë Platoni.
Sepse të gjallët nuk ndalën së luftuari edhe në paqe dhe vazhdojnë luftën me mjete tjera është e nënkuptueshme.
Më dhimbet Adem Jashari dhe pjesa më e madhe e familjes së tij që u sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë, por nuk jetuan ta shohin, e ta rrnojnë atë me ne.
Epopeja dhe Lufta e UCK’së, e Jasharajve eshte ngjarja kryesore si rezultat i një tëresie të gjithë shqiptarëve nga të gjitha trojet, nga shumë lëvizje e parti, prej Kosove, Maqedonisë, e Shqipërisë e Malit të Zi, që ishin dhe u bënë UÇK, si kulminacion i krejt ngjarjeve dhe lëvizjeve të mahershme.
Natyrisht se disa regjione dhe disa levizje kishin më shumë merita dhe kontribut në këtë luftë… si Prekazi, Drenica e Dukagjini, po të zgjaste lufta më shumë e më gjatë edhe regjionet e tjera do ti bashkoheshin luftës dhe UCK’se, por është qesharake qysh Qeveria Kurti sot, ne vend se ta vazhdoj këtë luftë me politikë e diplomaci, po merret me shtremberimin e kësaj historie.
Për Kurtin, UÇK e mirë eshte vetëm e vdekur. E vrarë, ndërsa të gjallët e kësaj lufte janë kriminel dhe armiq politik.
Qeveria Kurti dhe Presidentja, po ka tendencë me mshef një histori. Me nda se ishin vetëm Jasharajt, por jo edhe ata në Hagë. Dhe se vetëm ushtarët vlenin sepse komandantat nuk bëjnë UCK’në në propaganden e Qeverisë Kurti…
A thua po të ishte Adem Jashari gjallë si disa nga miqt e tij të ngushtë të luftës… a do ta shante Kurti dhe maçineria e tij në Facebook, siç e bëri me Hashim Thaçin Ramush Haradinajn e të tjerët shefa e gjeneralë të kësaj lufte. Ose çka do të mendonte Adem Jashari sot, për Kurtin, për sankcionet nga diplomacia perendimore, për kopallat rrenat.
Çka do të mendonte Adem Jashari për parat që ja ndali Kurti komunave të Drenicës, veç për inati nga Buxheti i Republikës.
A pe vazhdon Kurti luftën e Jasharajve e të UÇKse sot si i gjallë me mjete tjera, kur disfatat diplomatike e kanë izoluar Kosovën nga të gjitha anët.
A do të shkonte në Greqi, Adem Jashari të hënën e të ejten si Kurti, apo do të kishte kritika tê ashpra për patriotizmin e Kurtit?
Përgjigjet gjeni vet dhe besoj se i dini.