Gjatë ditës së djeshme Facebook-u dhe Instagram-i dolën jashtë funksionit.
Nga kjo u afektuan miliona persona anembanë botës.
Në Kosovë, shumë qytetarë pësuan edhe panik duke menduar se llogaritë e tyre në këto rrjete sociale, u hakuan.Lidhur me këtë në Kosova Today në Klan Kosova, ka folur eksperti i rrjeteve sociale Valon Canhasi
“Sipas njoftimit zyrtar është një problem teknik që e ka pasur Facebook-u, sipas tyre për 30 minuta. por kjo ka zgjatur pak më shumë”, tha ai.
“Ky problem nuk ka ndodhur vetëm në Kosovë, por në disa vende të botës. Diku 680 mijë vetë e kanë raportuar problemin se nuk po ju funksionon Facebookun, diku për 1 orë”, shtoi Canhasi.
“Ky ishte një moment për të reflektuar, se sa të varur jemi nga mediat online. Kjo deri diku edhe arsyetohet. Sepse ne në Kosovë, komunikojmë dhe informohemi përmes rrjeteve sociale. Jemi ndër vendet e pakta në botë që 80 për qind e popullsisë jemi në rrjete sociale”, theksoi eksperti i rrjeteve sociale në Klan Kosova.