Berisha akuzon Kurtin: Përçarës, njerëz të lidhur me të kërkojnë të gjejnë dëshmitarë fals kundër krerëve të UÇK-së

Ish-deputeti i kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, gjatë homazheve në Prekaz ka kritikuar ashpër Kryeministrin Kurti.

Gazetarja e Lajmi.net, e mori në intervistë Berishën, ndërsa ai tha se Kurti është njeriu më përçarësh në Kosovë “Përçarës, njerëz të lidhur me të kërkojnë të gjejnë dëshmitarë fals kundër krerëve të UÇK-së”.

“E kemi të zbehur edhe përkujtmin e Epopesë së UÇK-së, pra logjika e përçarjes po vazhdon edhe në këtë festë, dhe vetë fakti se komuna e Skenderajt, ku ka ndodhur kjo Epope e UÇK-së është lënë anash…”- thotë Berisha.