Në “Pressing” të T7 u komentua deklarata e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Bashës dhënë më parë “për drenicakët e PDK-së të dalur në Prishtinë e që duan ngrohje por nuk votojnë marrëveshje ndërkombëtare”, që sipas Natyra Kuçit të PSD-së ka qenë dekalratë “racizëm i pastër kulturor”.
Më pas, gazetari Valon Syla tha se për pushtetin e Vetëvendosjes “UÇK-ja e mirë janë ata që kanë vdekur”.
“Këta e donë luftën, por pa dreniçakë dhe UÇK dhe veç ata që kanë vdekur janë UÇK e mirë, këta tjerët janë hajna. Ky është diskursi që e ka ushqyer Vetëvendosja, që është diskurs i Botës Sot i huazon. Për atë një pjesë e LDK-së kanë nga me hy në Vetëvendosje”, ka thënë ndër tjerash Syla. /Gazeta Express