Oda e Avokatëve të Kosovës në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Zgjedhor të saj, zgjodhi Kryetarin, Nënkryetarin dhe anëtarët në organet tjera.
Me 40 vota të delegatëve në krye të OAK-së u zgjodh avokati, Besnik Berisha, i cili la pas vetes kundërkandidatët e tij, Behar Ejupi që mori 16 vota, Nasuf Hasani 7 vota dhe Yll Zekaj 18 vota.
Në votim kanë marrë pjesë 83 delegatë, të cilët janë të pranishëm në këtë Kuvend Zgjedhor.