Gazetari Lirim Mehmetaj thotë se pushteti “kriminalo-banditesk i Albin Kurtit që e pengon prokurorinë me hap rast për Martin Berishajn e ndërhynë për fajdexhi qysh është rasti i vëllait të zëvendës-ministrit të drejtësisë, e nuk e dënon Glauk Konjufcën”, po e përndjek atë për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”.
Ai thotë se thirrjen për t’u paraqitur ka shkuar për ta marrë vetë në postë sepse sipas tij do të “krijonin ndonjë dramë të arrestimit”.
“Në rregull është, politikisht u përgjigjem edhe unë, veç kush është ai prokuror a prokurore që i anashkalon gjithë sulmet, kërcënimet, fryrjet, ofendimet, shantazhet, manipulimet, keqtrajtimet, abuzimet, shpifjet, përgojimet që i bënë Lëvizja Vetëvendosje, edhe vendos të merret më mua në këtë formë”, shkruana i ndër të tjera.