Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt që u vra disa muaj më parë në Prishtinë, ka treguar se ka takuar nipërit e tij në Suedi.
Ai tha se kërkesë e tyre ishte që të vijnë në Kosovë dhe të vendosin lule te varri i nënës së tyre.
“Sot i takova nipat Dionin dhe Diarin, fëmijët e Liridonës tonë, pas disa muajsh dhe pas një ngjarje tragjike që do t’i përcjellë tërë jetën. U përqafuam gjatë. Ata e patën vetëm një kërkesë: a mundemi me ardhë në Kosovë me dërgu lule te varri i nanes? Falënderojmë shërbimet sociale në Suedi për kujdesin profesional”, ka shkruar ai.
Liridona Ademaj, 30-vjeçare, është vrarë më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Për vrasjen e saj është arrestuar bashkëshorti i saj Naim Murseli nën dyshimin se ka porositur vrasjen e saj dhe dy të tjerë./Express/