Pas këngëtarit Ilir Shaqiri, edhe këngëtarja Shkurte Fejza ka kënduar në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për shënimin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK’së.
Fejza ka kënduar këngën “Mora fjalë”.
Paraprakisht, u intonuan himi shtetëror dhe kombëtar.
Në seancën solemne prezentë janë Rifat Jashari, presidentja Vjosa Osmani, ish-presidenti Fatmir Sejdiu, ambasadorë e të tjerë.