Ilir Shaqiri këndon sot në Kuvend këngën “Sërish vjen marsi”

Sot, në Kuvendin e Kosovës, Ilir Shaqiri do të këndojë këngën e tij të njohur “Sërish vjen marsi”.

Kjo po ndodh për herë të parë në Kuvend me rastin e përvjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Këtë lajm e kanë konfirmuar burime të Klan Kosovës.

Seanca solemne nis nga ora 10:00.