5, 6 dhe 7 Marsi shënojnë përvjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Epopeja e UÇK-së – moment lavdie e përkulje për të rënët, moment inspirimi për të ardhmen tonë si shtet i lirë e i pavarur”, ka thënë deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi, shkruan lajmi.net.
“Familja Jashari u kthye në simbolin e sakrificës për liri, e cila u bë pjesë e historisë botërore të sakrificës së popujve për liri”, shtoi ai.
Hoti më tutje se çdo përvjetor i Epopesë së UÇK-së duhet të na shtoj përgjegjësinë e detyrave që kemi, ku vetëm kështu nderojmë të rënët për lirinë që gëzojmë sot.
“Të lartësuar qofshin gjithmonë të rënët për liri”, përfundoi ai.