Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se Glauk Konjufca, kryeparlamentar i Kuvendit të Kosovës, po e luan patriotin në raport me asociacionin.
Kështu është shprehur Mushkolaj në emisionin “Debat Plus” në televizionin Dukagjini, teksa ka shtuar se Glauk Konjufca këtë çasje e ka pasur edhe para një kohe kur ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk ka të drejtë për të propozuar draft-statusin Kosovës.
“Nuk është hera parë që Glauk Konjufca e luan patriotin në raport me asociacionin. D.m.th këtë çasje Konjufca e ka pasur edhe para një kohe kur BE-ja nuk ka drejt me na propozu neve draft-statutin. Sipas Konjufcës, pasi të marrim vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese për draftin, pastaj Kosova do të prezantojë një draft të vetin dhe do të marrë pjesë edhe nga drafti actual, ato pjesë që Kosova pretendon që janë ose gjykon se janë në rregull sipas kushtetutes”, ka deklaruar Konjufca.
Mushkolaj ka shtuar se “Ne e dimë që Albin Kurti e ka pranuar draftin e Bashkimit Evropian për asociacionin. Bazuar në atë draft, Kurti ka bërë plane se si me shku tutje me zbatimin e tij në kontekst të zbatimit të marrëveshjes së Ohrit. Konjufca tha se asociacioni mund të kryhet vetëm pasi të nënshkruhet marrëveshja e Ohrit”.
Mushkolaj ka theksuar se “Konjufca nëse nuk janë deklarata për konsum të brendshëm politik, Konjufca ndonjëherë di të hedhë fishekzjarre në kuptimin që kur krijohet njëfarë trajektore prej zotit Kurti e qëndrimeve të tij, deklarimet për asociacionin. Ky del me një deklaratë kontra, i kënaq militantët e partisë. Pak militantë të partisë, edhe ata që ende besojnë se Kurti nuk e ka pranuara asociacionin. Ata që ende besojnë që Albin Kurti nuk e ka ndërruar qëndrimet e tij”.
“Albin Kurti e ka pranuara draft statutin e asociacionit, ka pranuara të bëjë asociacionin. Dhe këto që Konjufca i thotë tash janë për konsum të brendshëm dhe janë tregues se Kosova nuk është e interesuar me zbatu Marrëveshjen e Asociacionit”, ka shtuar Mushkolaj.