Kuvendi i Kosovës nesër nga ora 10:00 do të mbajë seancë solemne.
E vetmja pikë e rendit të ditës është shënimi i 26 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kjo është bërë e ditur nga Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun në Kuvendin e Kosovës.