Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se Qeveria e Kosovës mund ta propozojë një draft të saj të statutit të Asociacionit në një kohë të caktuar dhe i njëjti mund të marrë pjesë nga drafti i propozuar nga BE-ja.
Konjufca tha se drafti i BE-së nuk duhet t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese për vlerësim.
Ai tha se zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin mund të bëhet kur të nënshkruhet marrëveshja e Ohrit.
“Qeveria në momentin që do t’i vjen koha do ta propozojë vet një draft dhe do të marrë pjesë edhe nga ky draft, pra nuk është refuzim. Nuk mendoj se një draft i tillë duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Sipas marrëveshjes së 2013, kjo çështje është komplet e brendshme e Kosovës edhe vet Lajçak tha se nuk është fare çështje negociatash ndaj Kosovës dhe Serbisë dhe është vetëm një obligim ndërkombëtar që do të thotë të zbatohet kur t’i vijë koha, në këtë rast sipas qeverisë kur të nënshkruhet marrëveshja e Ohrit. Jo, e ka pranu do të thotë e ka marrë në dorë, por jo me zbatu i vjen që e kemi pranu e kemi marrë, na e kanë sjellë”, tha Konjufca.