Haradinaj: E përgëzoj Shqipërinë për bazën ajrore– Qeveria Kurti po e turpëron Kosovën

Sot është bërë hapja e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë.

Kjo shënoi një arritje të madhe të Shqipërisë, ku u shprehën shumë urime, duke përfshirë edhe nga zyrtarët nga Kosova.

Urimet e tij i ka shprehur edhe kryetari i Aleaancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, I cili tha se kjo bazë ajrore e hapur sot, është bazë e sigurisë rajonale të Ballkanit.

“Sa më afër NATO-s, jemi më të lirë e më të sigurtë, por anëtarësimi i plotë i Kosovës në këtë Aleancë, sigurinë do ta bënte më të plotë” ka thënë Haradinaj.

“E përgëzoj Shqipërinë për rreshtimin e saj të natyrshëm në këtë Aleancë”, vazhdoi më tutje Haradinaj, duke shprehur keqardhje në këtë aspekt për Kosovën.

“…nuk mund të mos shpreh indinjatën time të thellë për qeverinë e Albin Kurtit, e cila po e turpëron Kosovën duke dalur nga kontrata politike me udhëheqësit e NATO-s” përfundoi ai.