Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka udhëtuar për në Bukuresht të Rumanisë.
Ai atje do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane, në të cilën është anëtare edhe LDK dhe pritet të takohet me liderët e djathtë të shteteve evropiane.
“Ai në Rumani do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane (EPP), pjesë e së cilës është edhe LDK. Kreu i LDK-së pritet të takohet me liderët e djathtë të shteteve evropiane dhe do të ketë aktivitete për disa ditë. Partitë e djathta në vendet e Bashkimit Evropian, vazhdojnë të kenë rritje në mbështetjen e qytetarëve në shtete të ndryshme evropiane. Sipas Këshillit Evropian për marrëdhënie të jashtme (ECFR) pritet që partitë e djathta të kenë sukses të konsiderueshëm në zgjedhjet e ardhshme evropiane që zhvillohen në 27 vende anëtare të bllokut mes 6 dhe 9 qershorit të këtij viti. Partitë Popullore Evropiane janë parti të qendrës së djathtë dhe janë parti shumicë në pjesën më të madhe të vendeve të anëtare të BE-së. Lidhja Demokratike e Kosovës është pjesë e EPP për më shumë se një dekadë.”