Në konakun që shkoi të martën në Mamushë, presidentja Vjosa Osmani u prit nga punëtorët e administratës që ishin në grevë.
Por më shumë se për ata zyrtarë shtetërorë në Mamushë e gjithë Kosovën, Osmani po brengoset për më të vegjlit që nuk po nisin mësimin.
Teksa apeloi për hapjen e shkollave, ajo tha se dëmi që po bëhet në arsim është i pariparueshëm.
Shefja e shtetit shtoi se mirëkupton kërkesat e sindikatave, por që interesi i fëmijëve nuk duhet të cenohet.
Sipas saj, është për t`u vlerësuar edhe pako 150 milionëshe e qeverisë, nga e cila mund të përfitojnë edhe familjet e mësimdhënësve. /klankosova