Në Kosovë mbahet edicioni i 8-të i konferencës për Siguri Kibernetike dhe Privatësi në Ballkanin Perëndimor “Cyber ZERO II ”.
Bëhet e ditur se kjo ngjarje e cila jep përgjigje mbi dilemat nëse Kosova dhe rajoni kanë kapacitete për t’u përballë më sulme të mundshme kibernetike, do të hapet nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, Tanzer Abazi, kryetar i Shoqatës Kibernetike Shqiptare si dhe Katherine Judd, zëdhënëse e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
Me këtë rast, Albanian Cyber Association sjell për herë të parë në Kosovë një përfaqësues të lartë të rrjetit më të përdorur, TikTok.
Jade Nester e cila është udhëheqëse e politikave të jashtme të të dhënave mbi shqetësimet, shantazhet, kërcënimet dhe bullizimin në TikTok, do të jetë më 4 Mars në Prishtinë, për të ndarë shumëçka me audiencën tonë dhe mediat e interesuara mbi atë se si dhe çfarë bënë TikTok për t’i trajtuar këto raste.