Një nga caqet në Banjë të Malishevës qe familja 11-anëtarëshe, Krasniqi.
Në orët e para të së dielës, hajnat atyre ia vodhën tri bagëti që i kishin për nevoja personale.
Ata po besojnë që hajdutët qenë të asaj rrethine, meqë njohën mirë terrenin gjatë largimit.
Në të njëjtën natë, edhe dy krerë gjedhë iu vodhën familjes Shurdhaj nga ky fshat.
Të dëmtuarit që besojnë se atë natë u tentua të vidhen edhe të tjera kafshë, janë të bindur se ato u transportuan përmes një shtegu që të çon në vendin e pushimores së autostradës, Ibrahim Rugova. Për këtë rast nuk u arrestua kush, por sipas policisë, po zhvillohen hetime