Burri i Presidentes Osmani kritikon Vuçiqin: Një kryetar shteti analfabet

Para disa ditësh, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, kishte thënë se Serbia do të detyrohej të merr vendime të ndryshme, ku përmes tyre do të dërgojë pagesat për serbët e Kosovës.

Rreth kësaj ka pasur reagime të shumta, e ndër ta ka reaguar edhe bashkëshorti i Presidentes së vendit, Prindon Sadriu, shkruan lajmi.net.

“Një kryetar shteti analfabet”, kështu e filloi Sadriu kritikën e tij ndaj Vuçiqit përmes rrjetit social ‘X’.

“… dikur mjet propagande për kasapin e Ballkanit, është një kujtesë e ashpër e rreziqeve të manipulimit dhe injorancës në udhëheqje. Historia na mëson rreziqet e aleancave të tilla” shtoi më tutje ai.