Një punëtor ndërtimi ka pësuar aksident gjatë ditës së sotme në vendin e punës.
“Jepi zë” mëson se punëtori është rrëzuar nga rreth 3 metra lartësi, por ka rënë me kokë dhe është lënduar rëndë.
Gazeta mëson se punëtori është i moshës rreth 60 vjeçe. Ai punonte në një kompani nga Drenasi, por që kryente punë në Skënderaj.
“Jepi zë” mëson se punëtori u dërgua me urgjencë në Spitalin e Mitrovicës dhe është në gjendje të rëndë.
Gazeta ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për rajonin e Mitrovicës, por ende nuk kanë dhënë ndonjë detaj.
Sipas burimeve brenda Inspektoratit, mësohet se punëtori ishte pa kontratë pune dhe i padeklaruar në ATK.