Nga mbi 2 mijë mjekë e profesorë të regjistruar, vetëm 70 prej tyre e kanë deklaruar pasurinë. Deri më 12 mars, mjekët dhe profesorët, si dy kategori të reja të zyrtarëve publik kanë kohë që ta kryejnë këtë obligim ligjor.
Se sa të pasur janë, publiku do e marrë vesh edhe për mjekët e profesorët.
Këto dy kategori këtë vit, për herë të parë obligohen që ta deklarojnë pasurinë e tyre.
Ani pse kanë afat deri më 12 mars që ta bëjnë një gjë të tillë, numër i vogël llogaritet që ta kenë kryer këtë obligim ligjor.
Kjo nënkupton shtim të punës për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Me ç’rast, si e domosdoshme vlerësohet shtimi i kapaciteteve.
Kjo agjenci ka në plan që t’i shtojë kapacitet e saj njerëzore për 30%.
Një gjë e tillë i është mundësuar, me rritjen e buxhetit, që për këtë vit llogaritet të jetë dyfishuar krahasuar me atë të viteve të kaluara.
Madje me buxhetin më të madh, agjencia ka edhe plane tjera.
Zyrtarët tjerë publik, deri në fund të marsit kanë kohë që të deklarojnë pasurinë në mënyrë elektronike, sikurse herëve të kaluara./teve1