Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se në shëndetësi nuk ka zhvillim nga Qeveria Kurti, por sipas tij ka vetëm degradim. Sipas tij në MSH ka korrupsion dhe keqpërdorime.
Deputeti Haxhiu, ripërsëriti se në fushën e shëndetësisë në Kosovë ka keqpërdorime dhe jo zhvillim.
“Qeveria kishte premtuar reformim në sektorin e shëndetësisë, ndërsa për tri vite ne kemi degradim. Kishte premtuar zhvillimin e sistemit shëndetësor ndërsa ne po shohim se ka keqpërdorime dhe nuk ka zhvillim. Kishte premtuar miratimin e strategjisë pët shëndetësi ndërsa për tri vite nuk ka qenë në gjendje me pru në Kuvend për miratim strategjinë…”, tha Haxhiu në Pressing të T7.
“Si është e mundur të rritet buxheti për 60 milionë euro për barna, ndërsa në tenderin për barnat e listës esenciale vetëm një kompani i ka fituar 20 milionë euro. Tash a është rastësi që anëtarja e atij komisioni për hartimin e kësaj liste për barnat esenciale të jetë edhe aksionar i kompanisë fituese të tënderit”, shtoi ai.
“Ka korrupsion, këtë e ka hetu evidentu edhe auditori edhe në raportin e 2021 dhe 2022. Auditori ka evidentu mbi 15 milionë euro keqpërdorime në sektorin e barnave dhe pajisjeve të tjera”, u shpreh Haxhiu.
“Brenga jonë ishte për disa klinika që funksionin me sukses, por janë degradu dhe listat e pritjes për operacione dhe trajtime janë rritur”, tha ai.