Kosovarët të zhytur me borxhe në banka, BQK: Rreth 5 miliard euro u detyrohen institucioneve financiare

Mbi 7.3 miliardë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës dhe se investimet e tyre jashtë vendit kanë arritur në 1.19 miliard euro.

Kështu thuhet në statistikat bankare për muajin janar 2024, të publikuara sot nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar vlera e kredive bruto ka arritur në 4.9 miliardë euro me një ulje prej 19.9 milionë eurosh, derisa shuma e depozitave të klientëve është 6 miliardë euro.

Sipas raportit, kapitali u bankave komerciale për këtë muaj ishte 879.6 milionë euro.

Vlera e kredive të reja në muajin janar 2024 ishte 137.9 milionë euro, derisa shuma e depozitave të reja arriti në 90.4 milionë euro.

Po ashtu, norma mesatare e interesit në depozita ishte 2.74 për qind, ndërsa norma mesatare e interesit në kredi ishte 6.38 për qind.

Raporti kredi-depozita për këtë muaj ishte në nivelin 81.6 për qind, ndërsa margjina e normës së interesit kredi – depozita ishte 3.6 për qind.