Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala ka vlerësuar se kryeministri, Albin Kurti në negociatat e Ohrit e ka pranuar Asociacionin me kompetenca të shtuara ekzekutive.
Madje, Shala ka thënë se qeveria aktuale në marrëveshjen e Ohrit, ka shtuar edhe pasues tjerë që bien ndesh me çdo parim të Kushtetues.
Qeveria e Kosovës, kryeministri në negociatat e Ohrit e ka pranuar Asociacionin edhe atë jashtëzakonisht keq dhe me kompetenca të shtuara ekzekutive, duke shtuar edhe shumë pasues që nuk kanë qenë në marrëveshjen e 2013-tës e as të 2015-ës, siç është çështja e Kishës Ortodokse Serbe, çështja e kompetencave në arsim, e rezolutës 1244 e shumë pika tjera të cilat tashmë PDK-ja i ka bërë publike dhe ka shprehur kundërshtimin e saj sepse kjo marrëveshje bie ndesh me çdo parim të Kushtetutës”, është shprehur ai në Tëvë 1.
Për Shalën, me sjelljet e kësaj qeverie partnerëve ndërkombëtarëve po u humb durimi.
“Pas Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, liderë të caktuar të fuqishëm të shteteve partnere dalin në konsistencë me qëndrimin e ShBA-ve dhe paralajmërojnë se po i vije fundi durimit të tyre dhe sjelljes së kësaj qeverie në këtë formë. E dhimbshme për shtetin, institucionet e vendit tonë, qytetarët, ekonominë, integrimin dhe fuqizimin e shtetit tonë”, ka shtuar ai.