Kryeministri Kurti, në vazhdën e vizitave të tij në Irlandë të Veriut është takuar me liderin e opozitës, Matthew O’Toole.
Gjatë takimit ata biseduan për vlerat dhe parimet demokratike, ndërsa nuk mbeti pa diskutuar edhe çështja e sigurisë dhe rreziqet që shpërfaqin keqpërdorimi i medieve sociale në nxitjen e konflikteve, mosdurimin dhe mospajtime etnike.
Në fund kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për homologun e tij irlandez.
Njoftimi i plotë:
Qëndrimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Belfast, vijoi me takimin e radhës me spektrin politik në vend, e kësaj here me liderin e opozitës në Irlandën Veriore, socialdemokratin Matthew O’Toole.
Ata diskutuan mbi vlerat dhe parimet e përbashkëta demokratike që i ndajnë si liderë nga parti simotra socialdemokrate. Më tej, u trajtua edhe rëndësia e mësimit nga e kaluara, në kontekstin e historisë dhe përjetimeve të vendeve tona. U përmend dhe rreziku që paraqet keqpërdorimi i medieve sociale në nxitjen e konflikteve, mosdurimin dhe mospajtime etnike.
Duke shprehur mirënjohje për mikpritjen dhe takimin e zhvilluar, kryeministri Kurti e falënderoi z. O’Toole për bisedën dhe pikëpamjet e shkëmbyera.