Në zonën 100 km/h voziti 263 km/h, dënohet me 300 euro dhe i konfiskohet patentë-shoferi

Është identifikuar nga policia një person i cili më 8 shkurt, kishte vozitur 263 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 100 km/h.

Ai është gjobitur me 300 euro, e po ashtu i është konfiskuar patentë shoferi për tre muaj.

Në njoftimin e policisë thuhet se Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka ndërmarr masat e duhura operative dhe hetimore.

Gjithashtu këtij vozitësi i janë hequr edhe tre pikë nga patenti.

I dyshuari shpejtësinë e kishte zhvilluar në fshatin Mleqan të Malishevës, me veturën e tij BMW.

“Me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimit të aksidenteve, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat e trafikut”, thuhet në njoftim.