Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Tiranë ka komentuar takimin në Bruksel për vendimin e BQK-së për shfuqizimin e dinarit në Kosovë. Ai ka thënë se situata është shumë e vështirë, por sipas tij, evropianët dhe amerikanët duan një zgjidhje.
“Ne e dimë se situata është jashtëzakonisht e vështirë dhe po bëjmë gjithçka që mundemi. Tani më duket se evropianët dhe amerikanët duan një zgjidhje, ndoshta jo atë që na përshtatet, por një lloj që njerëzit të mund të vazhdojnë të jetojnë normalisht. Besoj se do të arrijmë ta gjejmë në ditët në vijim, por edhe dje ishte e qartë se Kurti dhe Osmani, nuk dëshirojnë në asnjë mënyrë, jo marrëveshje, por sjellje normale ndaj serbëve që jetojnë në Kosovë”, ka theksuar Vuçiq.