Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë publikoi sot edicionin e 25-të të Përmbledhjes së Pulsit Publik.Gjetjet e paraqitura bazohen në një anketë të opinionit e cila mbuloi 1,306 të anketuar në Kosovë mbi moshën 18 vjeçare, nga 8 nëntori deri më 27 nëntor 2023.
Një nga gjetjet është që mesatarisht 42.44 për qind e të anketuarve janë të kënaqur me punën e institucioneve qendrore të Kosovës.
Sa i përket kënaqëshmërisë së të anketuarve me figurat kryesore, nga tre krerët e shtetit, presidentja Osmani është e para, Konjufca i dyti dhe Kurti i treti.
“Kënaqshmëria me punën e kabinetit ekzekutiv është shënuar në 41.8%, ndërsa kënaqshmëria me punën e kryeministrit është shënuar në 48.9%. Kënaqshmëria me Kuvendin ishte 38.7% ndërsa kënaqshmëria me Kryetarin e Kuvendit ishte 52.2%. Kënaqshmëria me Presidenten është regjistruar në 56.2%.”