Vetëm dje në Policinë e Kosovës janë raportuar dy raste të falsifikimit të parave.
Në Fushë Kosovë një burrë ka raportuar se në institucionin ku ai punon janë deponuar një shume e te hollave te cilat dyshohet te jene te falsifikuara.
“Fushë Kosovë 27.01-23.02.2024 . Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se ne institucionin ku ai punon janë deponuar një shume e te hollave te cilat dyshohet te jene te falsifikuara. Te hollat janë sekuestruar si dëshmi për hetime të mëtutjeshme”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, në Prishtinë, një tjetër person ka raportuar se ne institucionin ku ai punon janë deponuar një shume e te hollave që dyshohet të jenë të falsifikuara.
“Prishtinë 27.02.2024, 10:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ne institucionin ku ai punon janë deponuar një shume e te hollave që dyshohet të jenë të falsifikuara. Te hollat janë sekuestruar si dëshmi për hetime të mëtutjeshme”, thuhet tutje në njoftim.
“Te hollat janë sekuestruar si dëshmi për hetime të mëtutjeshme”, njofton policia. /Express/