Çështja e dinarit ka përfunduar në tryezën e bisedimeve Kosovë – Serbi në Bruksel.
Në takim kanë marrë pjesë ekspertë financiar nga të dyja shtetet, por pa rezultat.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri e ka quajtur legjitim vendimin për dinarin, mirëpo sipas tij, vendimi për dinarin ka qenë i ngutshëm.
Në emisionin ‘Politiko me Kushtrim Sadikun’, Haziri ka thënë se kjo është kriza e tetë që Albin Kurti me qeverinë e vet në procesin e dialogut e ka shkaktuar.
“Kur thotë një diplomat vendim i befasishëm i bie që është vendim i pakoordinuar”, ka thënë Haziri, raporton gazeta10.
Ai ka thënë se është keq që një çështje kemi pas mundësi që ta zgjedhur brenda, është bërë agjendë ndërkombëtare.