Kryetari i Komunës paralele të Mitrovicë së Veriut, Aleksander Spiriq, ishte rrahur brutalisht nga kryeterroristi Milan Radoiçiq në shtator të vitit që shkoi. Sot RTK’ja ka publikuar pamjet e momentit kur Radoiçiq kishte grushtuar Spiriqi.
Spiriq si shkak i rrahjes brutale shkoi të trajtohej një spital në Serbi në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan Gazeta Insajderi.
Radoiçiq e kishte dërguar Spiriqin në Kopaonik në hotelin “GREY” me qëllimin për ta rrahur brutalisht.
Ai dyshohet se e ka rrahur Aleksandër Spiriqin për interesa financiare.
Radoiçiq tashmë është në listën e të kërkuarve në INTERPOL për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici i Kosovës Afrim Bunjaku.
Aleksandar Spiriq ka ushtruar detyrën e kryetarit ilegal të Mitrovicës së Veriut nga viti 2020 deri në vitin 2023.
Në pamjet që ka publikuar RTK’ja, Spiriq shihet duke ia ofruar dorën për përshëndetje Radoiçiqit, teksa ky i fundit e grushton atë.