Haradinaj merr pjesë në varrimin e të riut nga Deçani: Kjo ngjarje na tronditi të gjithëve

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një posim në “Facebook”, ka qenë prezent në varrimin e të ndjerit, Shkumbin Hebibaj nga Deçani që humbi dje jetën tragjikisht nga një aksident tek Ministria e Arsimit, shkruan lajmi.net.

Haradinaj ka thënë se lajmi për vdekjen e të riut i ka tronditur të gjithë, dhe ka ndarë dhimbjen bashkë me familjarët e të ndjerit.

Aksidenti i djeshëm ndodhi gjatë mesditës, pasi një makinë goditi semaforin në kalimin për kombësorë përballë objektit të Ministrisë së Arsimit, ku mbeti i vdekur Shkumbin Hebibaj.

“Ndarja tragjike nga jeta e të riut nga Deçani, Shkumbin Hebibaj, na tronditi të gjithëve. Sot, me bashkëpunëtorë, ishim në familjen Hebibaj për ta ndarë dhimbjen e për të qenë bashkë në këto momente shumë të rënda për ta.

Gjithashtu, qëndrova në familjen atdhetare Luma, për të shprehur ngushëllime pas shkuarjes në amshim të familjares së tyre, Shkendijës.

Po ashtu, sot i’u dha lamtumira e fundit Gani Komonit, një njeri me vlera të larta njerëzore e i respektuar nga të gjithë.”