Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është duke vazhduar me përkrahjen e saj ndaj Ukrainës.
Në një njoftim të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se instruktorë të FSK-së po vazhdojnë të trajnojnë rektrutët ukrainas.
“Përkrah Mbretërisë së Bashkuar, Kosova si shtet pjesëmarrës në operacionin Interflex, përmes instruktorëve të FSK-së vazhdon të ofrojë kontribut në trajnimin e rekrutëve ukrainas”.
“Deri më tani në këtë operacion janë trajnuar 34,000 rekrutë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes. /Klankosova.tv