Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur edhe njëherë se Serbia dhe populli i saj qëndron përkrahë Kinës.
Vuçiq u shpreh se “Tajvani është Kinë dhe varet nga ju se çfarë, kur dhe si do ta bëni, pikë. Ju i merrni vendimet vetë dhe gjithmonë do ta keni mbështetjen e Serbisë dhe popullit të saj”.
Ndaj kësaj deklarate, ka reaguar eksperti i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer.
Ai në një postim në “X” ka shkruar se nuk është për t’u habitur me një deklaratë të tillë.
“Nuk është për t’u habitur, por në kundërshtim me çdo pretendim që Vuçiq ka përqafuar Perëndimin, i cili kërkon menaxhim paqësor të çështjes. Vuçiq nuk mund ta thotë këtë sepse dëshiron ta mbajë të hapur opsionin ushtarak në Kosovë”, ka shkruar Serwer.