Dje në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë ka ndodhur një aksident si pasojë e të cilit ka vdekur një person. Në raportin ditor të Policisë së Kosovës thuhet se rasti tashmë është nën hetime.
Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka dhënë detaje për aksidentin e djeshëm me fatalitet në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku si pasojë ka vdekur një person.
Në raportin ditor të policisë thuhet se trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe se rasti është nën hetime.
“Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 26.02.2024 – 12:50. E dyshuara femër kosovare duke e drejtuar veturën e saj ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, i cili si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, kurse trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në IML-Prishtinë. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.
Një person ka vdekur dje si pasojë e një aksidenti para Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) në Prishtinë.
Një veturë e ka goditur semaforin dhe i njëjti më pas ka goditur një qytetar.
Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka bërë të ditur se Prokuroria ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për rastin.