Shkumbin Hebibaj 26-vjeçar nga Baballoqi i Deçanit është personi që u godit për vdekje sot nga një veturë në afërsi të Ministrisë së Arsimit në Prishtinë.
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka publikuar fotografinë e të riut duke u lutur që familja të ketë forcë për ta përballuar dhimbjen.
Lidhur me rastin, shoferja e veturës është ndaluar për 48 orë.
Shoferja dyshohet për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.
Laureta Ulaj, zëdhënëse në Prokurorinë Themelore të Prishtinës e konfirmoi ndalimin e të dyshuarës.
“Ju njoftojmë lidhur me aksidentin i cili ndodhi sot ne rrugën “Agim Ramadani”, se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e të dyshuarës, për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik” (me fatalitet). E dyshuara është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh”, tha Ulaj për Gazetën Express.