Drejtori kryesor për politikat e NATO-s pati konsultime për mbrojtjen me Maqedoncin
Një delegacion amerikan nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes i kryesuar nga Alton Buland, Drejtor kryesor për Politikat Evropiane të NATO-së në Zyrën e Sekretarit të Mbrojtjes, qëndroi të shtunën për një vizitë në Kosovë.
Ai u prit nga ministri Ejup Maqedonci.
Përmes një njoftimi, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, ka bërë të ditur se Buland pati“konsultime dypalëshe për mbrojtjen” me shefin politik të Mbrojtjes.
Në komunikatë thuhet se qëllimi i kësaj vizite ishte diskutimi i prioriteteve dhe bashkëpunimit dypalësh në aspektin e sigurisë dhe përkrahja për zbatimin e planit 10-vjeçar të FSK-së për transformimin në një forcë mbrojtëse territoriale profesionale, multi-etnike dhe ndërvepruese nga NATO.